E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, arrin në 28 numri i viktimave nga A/H1N1

ATHINË- Vdekja e dy grave dje e çoi në 28 numrin e viktimave nga gripi i derrave në Greqi, njoftuan sot burime të ndryshme.
Ato shtuan se në gjendje kritike ndodhen edhe tre të infektuar, dy burra dhe një grua, ndërkohë që nën kujdes intensiv ndodhen edhe 34 persona të tjerë.
Në zonën e Atikës janë mbyllur deri tani 230 shkolla.
utoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se janë vaksinuar rreth 125 000 persona dhe se gjithnjë e më shumë grekë po vizitojnë qendrat për imunizim, të shqetësuar nga rritja drastike e numrit të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes nga ky lloj gripi.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›