E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot hidhet shorti për Botërorin e futbollit

KEJPTAUN-Në qytetin Kejptaun të Afrikës së Jugut sot hidhet shorti për Kampionatin Botëror të Futbollit 2010.

Tridhjetë e dy kombëtare do të ndahen në tetë grupe. Hedhjen e shortit do ta drejtojë aktorja jugafrikane Çarliz Theron.
Bartësit e grupeve do të jenë kampioni aktual, Italia, kampioni evropian Spanja, si dhe Brazili, Holanda, Gjermania, Argjentina, Anglia dhe Afrika e Jugut.
Pas një kohe të gjatë Franca nuk është në mesin e bartësve të grupeve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›