Greqi, asnjë informacion, sot dhe nesër grevë në sektorin e medias
ATHINË- Greqia do të privohet nga informacionet sot dhe nesër për shkak të një greve 48 orëshe të sektorit të medias që proteston kundër pushimeve nga puna dhe uljes së pagave, njoftojnë burime pranë sindikatave të gazetarëve.
Kriza e borxhit që prej dy vjetëve ka shkaktuar mbylljen e dy të përditshmeve grek, ndërsa pushimet nga puna dhe uljet e pagave janë të zakonshme në sektor. Televizioni privat Alter, dhe e përditshmja historike "Eleftrotipia", rrezikojnë të falimentojnë, pasi personeli i tyre ka mbetur pa u paguar që prej disa muajve.
Greva e gazetarëve përkon sot me një grevë 24 orëshe të personelit të metrosë së Athinës dhe me ndërprerjen e punës në transportet publike të kryeqytetit për të protestuar kundër uljes së numrit të personelit dhe masave shtrënguese që vazhdojnë për të tretin vit radhazi.
Sindikata Bashkimi i punonjësve të bankave, Otoe, ka bërë thirrje gjithashtu për grevë sot si dhe disa sindikata të sektorit priva të Atikës, në Athinë, që do të manifestojnë në mesditë në qendër të kryeqytetit bashkë me sindikatën e gazetarëve.
Ndërsa sindikata komuniste, Fronti panhelenik i punëtorëve, ka bërë thirrje gjithashtu për një manifestim sot në Athinë.
Greqia pret në fundjavë "trojkën" e kreditorëve të vendit, e përbërë nga kryetari i delegacionit të Komisionit Evropian dhe ai i Bankës Qendrore Evropiane dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kjo vizitë zhvillohet në kuadrin e kontrolleve të rregullta të trojkës, e cila pritet të vlerësojë përparimin e programit të përmirësimit të ekonomisë greke dhe të reformave të kërkuara nga BE dhe FMN, përpara vënies në zbatim së afërmi të planit për ndihmën e dytë evropiane akorduar vendit, e miratuar në fund të tetorit në Bruksel. Sipas shtypit grek, në bisedimet mes "trojkës" dhe qeverisë greke pritet të trajtohet zvogëlimi i pagave në sektorin privat, temë delikate për sindikatat.
(d.b/BalkanWeb)