E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat për korrupsion, Meta: Këta persona planifikuan të më vrisnin

Tiranë- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar dje, menjëherë pasi Gjykata e Lartë i dha pafajësinë për akuzat e korrupsionit aktiv, se disa herë është tentuar të denigrohet figura e tij, madje edhe të eleminohet fizikisht.

Nuk është ndonjë sekret të them që një pjesë e atyre që ideuan një sulm të tillë ndaj meje, pas zgjedhjeve të 8 majit, hynë në tratativa me killera për të ekzekutuar Ilir Metën. U tentua eliminimi fizik dhe moral. U tentua arrestimi im para zgjedhjeve. U tentuan eliminimi i partisë dhe pas 8 majit pati tratativa me killera për eliminimin fizik të Ilir Metës- tha Meta.

Këto deklarata ish-kryeministri Meta i bëri në një konferencë për shtyp në selinë e LSI-së ku dhjetra simpatizante prisnin së bashku me të vendimin e Gjykatës së Lartë. Gjykata vendosi dje se Ilir Meta është i pafajshëm pasi provat nuk ishin të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e tij lidhur me akuzën e bërë nga ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti për korrupsion aktiv.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Meta mposht prokurorinë, Gjykata e Lartë e shpall të pafajshëm Tiranë- Ish-kryeministri Ilir Meta u shpall i pafajshëm nga Gjykata...
  2. Përjashtimi i Islamit nga PS-ja, Meta: S’dua ta besoj Tiranë- Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka deklaruar se nuk...
  3. Berisha dhe Meta takohen sërish privatisht, i pranishëm edhe Basha Tiranë- Një tjetër takim privat mes kryeministrit Berisha dhe kreut...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›