E Diel, 1 Nëntor 2026

21 janari, Braçe: Kush kërkon paqen duhet të mendojë luftën

TIRANË- Nënkryetari i grupit par lamentar të PS-së, Erjon Braçe u ka bërë thirrje dje, të gjithë shqiptarëve të mblidhen sa më shumë të munden, ditën e shtunë, në homazhet për 4 të vrarët e 21 janarit. Në një koment, në faqen e tij personale në Facebook, Braçe ka shkruar "Kush kërkon paqen duhet të mendojë luftën!

Ndaj, më 21 janar, të shtunën, në Tiranë! Në të njëjtin vend, Bulevardin e Dëshmorëve! Sa më shumë atje, aq më shpresë tek çdo shqiptar!".

Kështu ka shkruar Braçe, i cili është nisur ta bëjë këtë deklaratë, nga komentet dëshpëruese, sipas tij, të miqve në Facebook, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, për Ilir Metën.

Ndërkohë, pritet që sot pasdite të mblidhet kryesia e PSsë, e cila përveçse do të miratojë planin politik për vitin në vijim, do të diskutojë edhe detajet për organizimin e homazheve dhe aktiviteteve për ditën e shtunë, 21 janarin. Ndërkohë, brenda javës pritet të mblidhet edhe Asambleja Kombëtare.

Për organizimin e një tubimi qytetarnë homazh të 4 të vrarëve në demonstratën e 21 janarit 2011 është diskutuar që në mbledhjen e parë të kreut socialist, Rama me sekretarët e partisë.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›