Greqi, deti “nxjerr në breg” 1 ton hashash të ndarë në 50 pako
Policia greke ka zbuluar 1 ton kanabis në një plazh në Agia Parashkevi, në bregdetin e Kilinis, pranë Patras.
Droga e gjetur ishte ndarë në 50 pako të mëdha, të mbështjella për të mos depërtuar uji dhe të gjitha së bashku peshonin plot 1 ton.
Policia konstatoi se më herët pakot kishin qenë në ujë, ndërsa pranë drogës, në plazh, u gjet edhe një makinë.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e pronarit të mjetit dhe thotë se me anë të tij shpreson të shkojë tek pronari i sasisë së drogës.
Sipas dyshimeve të policisë, droga mund të ketë mbërritur në rrugë detare, pasi deti po përdoret si rrugë për trafikantët që duan t’iu shmangen kontrolleve rrugore. Policia ka nisur hetime të gjera për të mësuar origjinën dhe transportuesin e kësaj sasie droge.
(Balkanweb)