E Shtunë, 31 Tetor 2026

U arrestua për korrupsion pasiv, Gjykata e Durrësit liron avokatin

DURRES - Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë avokatin Gramoz Lika, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm për korrupsion pasiv. Lirimi i tij është bërë me argumenti për arrestim të paligjshëm.

Avokati Lika u arrestua nën akuzën e marrjes si ryshfet të një sasie të konsiderueshme parash, më qëllim lirimin e një të dënuari. Arrestimi i tij, u bë pas përgjimit me metoda speciale nga ana e prokurorisë, gjatë kohës që ai po merrte para nga shtetasi kosovar Sabri Ukaj, me pretendimin se do të lironte nga burgu, të afërmin e tij Bujar Uka, i dënuar për falsifikim dokumentesh.

Avokati Likaj, u akuzua për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike, si dhe për korrupsion aktiv të gjyqësorit, prokurorisë dhe funksionarëve të tjerë të gjyqësorit”.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›