Greqi, dhuna nëIraklio, akuzohen2 shqiptarë
KRETE- Sot ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Iraklios në Kretë, dy shqiptarë dhe një shtetas grek, të tre të akuzuar për incidentet e dhunshme që ndodhën disa netë me radhë në Iraklio të Kretës, në mes të këtij muaji.
Dy të rinjtë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur dhe një 29 vjecar nga Iraklio, janë arrestuar gjatë episodeve të dhunës që ndodhën në këtë qytet të Kretës, që sipas mediave u kthye në një “fushë beteje”.
Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ndodhi në mes të muajit prill, dhe zgjati disa netë me radhë.
Sipas informacioneve të atyre ditëve, rreth 60 të rinj që mbanin në kokë maska e helmeta dhe shkopinj leva në duar, kishin dalë rrugëve të zonës në një fushatë, të cilësuar nga media, “për të identifikuar të huajt”.
Policia tha se kjo situatë u krijua pas një zënke që kishte ndodhur me parë mes shqiptarëve dhe grekëve. Gjatë ditëve të ngjarjes u njoftua për 3 të plagosur dhe 15 të rinj të ndaluar, 3 nga të cilët me sa duket janë mbajtur për t’u dërguar para gjykatës.
Policia nuk bëri të ditur zyrtarisht identitetin dhe kombësinë e personave që sulmuan dhe të atyre që u bënë viktimë e sulmit, por si përfundim mësohet se nga 3 të akuzuarit për dhunën, 2 janë shqiptarë, të cilët do të gjykohen dhe do të marrin dënimin e Gjykatës.
(BalkanWeb)