Ronaldo mposhtMesin në betejëne pasanikëve
SPANJE- Se kush do të luajë në finalen e Champions League duhet ende të vendoset, por përsa i përket portofolit, ndeshja mes më të pasurve fitohet nga Ronaldo, i cili lë pas Lionel Mesin. Ylli i Realit të Madridit, sipas klasifikimit “100 pasanikëve” të bërë nga “Futebol Finance”, rezulton më i paguari në botë, me një pagë mujore prej 1 milionë eurosh, në total, 12 milionë në vit. Rivali i tij Lionel Mesi zë vendin e dytë me 10,550 milionë euro në vit, ndërsa në vendin e tretë renditen Fernando Torres dhe Jaja Ture, që përfitojnë secili nga 10 milionë. Në “Top 10” bën pjesë edhe Zallatan Ibrahimoviç i Milanit, që zë vendin e shtatë me 9 milionë euro në vit, ndërsa Samuel Eto është i 10-ti, me 8 milionë. Nga italianët, më i pasuri është Baloteli.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)