E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëmbyesi i fëmijës pranon: Unë e vrava Julian Çelën

Të tjera rreth shkrimit Zhdukja e 11-vjeçarit Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH TIRANE - Është gjetur në Laprakë, djali 10-vjeçar i Saimir Canit, humbur prej natës së mbrëmshme. Ai u gjend në banesën e marrë me qera prej Andi Prrenjasit, personit të dyshuar për rrëmbimin dhe abuzimin me të. Fëmija Armand Cani është djali i një polici të burgjeve.

Denoncimi është bërë nga vetë prindërit e tij gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, atëherë kur u vu re mungesa e djalit. Gjetja e tij i ka hapur rrugën hetimeve edhe për fatin e një tjetër fëmije të rrëmbyer, Julian Çelës.

GJYSHI: PRISJA TE SHIHJA KUFOMEN, POR E GJETA GJALLE

Ora 16:54 Gjyshi i fëmijës së gjendur tregon momentet e humbjes dhe gjetjes së nipit të tij, që nga momenti kur ai vetë i pari dyshoi se nipi ishte rrëmbyer, kërkimi e deri tek takimi i parë me të, sekondat e ankthshme kur ai priste të shihte kufomën. Por, fatmirësisht, iu tha se djali është gjallë. Gjyshi e dha vetë identitetin e nipit të tij, Armand. "M'u betuan edhe polici edhe psikologia se djalin e kemi gjallë dhe u kërkova ta linin të ëmën ta takonte. E lanë dhe djali, pa folur, e përqafoi".  

(Në foto: Fëmija i rrëmbyer, A.Cani, që u gjet sot nga policia)

GJETJA E FEMIJES I HAP RRUGEN HETIMEVE TE REJA PER  FATIN E JULIAN ÇELES

Ora 16:30 Gazetari i tv "A1Report!" informon se një litar është gjetur në banesën e Andi Prrenjasit gjatë ekzaminimit të saj, që dyshohet se mund të përdorej për vrasjen e fëmijës. Ndërkohë, është kontaktuar edhe me babanë e Julian Çelës për të mbështetur hetimin. Gjithashtu, mësohet se rrëmbyesi Prrenjasi punonte në ndërmarrjen e pastrimit. 

Ora 15:40 Gazetari Arsen Rusta njofton se gjetja e fëmijës 10-vjeçar ka hapur sot çështjen e gjetjes së një fëmije tjetër të humbur, Julian Çela. Tani që i dyshuari është nën pranga, banesës së tij po i bëhet kontroll i imtësishëm për gjetjen e gjurmëve të 11-vjeçarit të humbur 3 muaj më parë, djalit të i  nëndrejtorit të SHISH-it, Durrës.

Ora 15: 30 Gazetari Rusta ka pyetur babanë e fëmijës, Saimir Cani, i cili tha: "Djali ka dalë dje nga ora 5 e gjysëm pasdite të luajë me shoket; nga ora 7 ne nuk e gjetëm dhe filluam të kërkojmë në qëndra interneti dhe komshinj. Shyqyr Zotit,  policia e gjeti. Dyshuam tek personi, por nuk e njohim, unë vetë s'e njoh fare. Pasi u gjet, djalin e kemi parë, por  tani atë e ka marrë policia e nuk mund të them gjë. Gjithsesi, çështjen ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Djali është në klasën e katërt të shkollës".

(Në foto: Babai i fëmijës së rrëmbyer, Saimir Cani)

Gazetari Rusta raportoi se "personi i arrestuar kishte lënë mjaft dyshime tek banorët e zonës; shprehte sjellje të pakuptueshme në lagje. Janë provat materiale në brendësi të banesës që e lidhin atë direkt me rrëmbimin e të dy djemve, edhe të Julian Çelës. Metoda e përdorur prej tij ishte afrimitetit, i përdorte fëmijët për të blerë cigare. Tashme fëmija ndodhet në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit në prezencë të një psikologu dhe së shpejti, edhe të afermit do të pyeten. I dyshuari do të akuzohet për rrëmbim dhe abuzim me minorenë. Ende femija nuk është takuar me të afermit; ai është gjendur në kushte të rënda psikologjike; janë bërë ekzaminime mbi të, por gjendja shëndetësore duket e mirë. Theksojme se gjithçka po kryhet me praninë e një psikologu. Emri i  autorit të dyshuar ështe Ardian Prrenjasi. Gjithashtu, mbrëmë, janë parë nga banorët e zonës, të ardhur që nuk ishin të njohur në zonë dhe kanë shtuar dyshimet e banoreve për rrëmbimin e fëmijës".

(Në foto: Banesa e marrë me qera në Laprakë, ku jetonte rrëmbyesi dhe u izolua fëmija)

Në sajë të dyshimeve të ngritura, policia ka bërë të mundur që ta gjejë 10-vjeçarin në banesën e një shtetasi, i cili dyshohet se është maniak seksual ndaj fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ndaj 10-vjeçarit të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhi ngjarjen.

Ndërkaq, në të njëjtën zonë, në të cilën duket se rrëmbyesit e fëmijëve kanë gjetur terren, ka ndodhur edhe një tjetër rast i ngjashëm, ai i zhdukjes së Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela.

Bëhet fjalë për zonën pas ish-shkollës së partisë, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rrugicat e pandriçuara krijojnë terrenin e duhur për të humbur më tej çdo gjurmë.

Personi në të cilin u gjet vogëlushi, është komshi si me të por edhe me Julian Çelën. Burime nga policie, bëjnë me dije se ka informacione që i njëjti person të fshihet edhe pas zhdukjes së Julian Çela, rreth 3 muaj e gjysmë pas asnjë shenjë jete.

Redaksia Online
(ar.sh/gr.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›