Greqi dy bomba ne zarfa postare

Policia ne Greqi ka arrestuar dy persona qe kishin dy bomba ne zarfa poste qe kishin adresen e Presidentit francez Nikola Sarkozi dhe ambasadave perendimore ne Athine.
Policia tha se nje nga burrat e arrestuar ishte nje i dyshuar si anetar i grupit guerrilas grek Celulat e komploteve me arme zjarri. Nje zedhenes i policise i tha agjencise se lajmeve Reuters se autoritetet nuk besojne qe incidenti te kete lidhje me Al Kaiden. Nje grua qe punonte ne nje kompani private postare u plagos lehte kur nje nga bombat zarfi i se ciles kishte adresen e ambasades meksikane i shpertheu ne duar.
Policia tha se te arrestuarit kishin zarfe te tjere me bomba nje prej te cileve me adresen e presidentit francez Sarkozi. Nje tjeter zarf kishte adresen e ambasades se Belgjikes dhe nje i katert ne adrese te ambasades holandeze u gjet ne nje tjeter kompani postare. Te arrestuarit me moshe 22 dhe 24 vjec thuhet se kishin revole mbanin paruka dhe kishin veshur jeleke antiplumb.