E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi edhe shqiptaret kandidate

Me 7 nentor te ketij viti ne Greqi zhvillohen zgjedhjet per pushtetin lokal.Kesaj radhe per here te pare ne historine e vendit te drejten per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur e kane edhe emigrantet shqiptare.

Lek Frroku eshte nje emigrant nga Shen Kolli i Lezhes qe kandidon per anetar te keshillit bashkiak ne bashkine e Kordhelio dhe Evosmou ne Selanik. 39-vjecari baba i dy femijeve beson se tashme ka ardhur koha qe te degjohet zeri i emigranteve shqiptare ne organet e pushtetit lokal.

Eshte gje e mire qe emri dhe zeri i shqiptareve te degjohet ne keshillin bashkiak ne Kordhelio pas 20 vitesh qe jetojne ketu thote Frroku kandidat per anetar keshilli bashkiak.

Ne mbeshtesim kete koncept qe keta njerez qe per me shume se dhjete vjet jetojne ne Greqi rrisin femijet e tyre ketu dhe kane leje qendrimikane te drejte te pakten te votojne per te zgjedhur ata qe do ti drejtojne ne zgjedhjet e pushtetit lokal thote Apostolos Kafaridhis kandidat per kryetar bashkie

Edhe Theodhori Miho eshte nje emigrant nga Saranda qe ka vene kandidaturen e tij per anetar te keshillit bashkiak ne bashkine Pavlo Melas. Prej vitesh eshte kryetari i shoqates se shqiptareve te Selanikut Progresi dhe gezon respektin jo vetem te bashkatdhetareve te tij por edhe te grekeve te zones ku ai banon.

U bej thirrje te shqiptreve ne Greqi qe ti bashkohen te kesaj maratone pasi te zgjedhurit do te ndihmojne per ti dhene zgjidhje problemeve dhe shqetesimeve thote Miho.

Jam shume i gezuar qe do kem anetar te keshillit bashkiak te bashkise Pavlo Melas Theodhor Mihoni cili besoj se eshte ambasadori i bashkise sone ne Shqiperi ne nivelet e pushtetit lokal.Kjo per arsyen se eshte teper e rendesishme qe popujt te komunikojne .Aq me teper qe jemi edhe bashki simotra me ate te Sarandes dhe kemi lidhjet me te mira me banoret e zones me emigrantet qe jetojne ketu.Kjo besoj se eshte nje ceshtje shume e madhe qe con ne nje nivel edhe me larte miqesine e popujve te Ballkanit thote Savas Serasidhis kryebashkiaku i Stavroupolis.

Ndersa ne qarkun e Selanikut perkrah emrave me te fuqishem ne listen e kandidateve per keshilltar qarku te prefektit te sotem Panajotis Psomiadhis eshte edhe zonja Ana Kapia Samara. Mesuese filologe me studime pasunivesitareprej vitesh nenpunese ne qendren e kultures se prefektures se Selanikut si dhe bashkepunetore shkencore ne sistemet arsimore per vendet ballkanike eshte nje personalitet mjaft i njohur ne kete qytet dhe sfidon te behet nje shembull perfaqesimi per bashkatdhetaret ne nje nga institucionet me te larta administrative te vendit.

Ajo cka ben pershtypje ne keto zgjedhje eshte fakti se megjitheserreth 190.000 emigrante kishin te drejten per te marre pjese ne votime vetem 12.760 jane ata qe jane regjistruar.Prej tyre me shume se gjysma jane shqiptare ndersa 2660 jane homogjene nga Shqiperia dhe Rusia.

Ka nje tendence frike nga disa parti te shoqerise greke.Ndersa ne I konsiderpojme emigrante njesoj si njerezit tane ata i kane frike te huajtei mbajne ne distance.Disa kryebashkiake bene ceshte e mundur qe te pengonin regjistrimin e emigranteve ne listat zgjedhore tha Apostolos Kafaridhis kandidat per kryetar bashkie.

Ligji qe u dha te drejten emigranteve te zgjidhen dhe te zgjedhin u cilesua si nje ligj historik ne shoqerine teper konservatore dhe ksenofobe greke. Por disa muaj pas votimit te tij ishin vete emigrantet qe i kthyhen kurrizin partive politike duke zgjedhur rrugen e abstenimit nga keto zgjedhje.

Shkaku kryesor i ketij veprimi cilesohet se eshte mosbesimi i madh qe emigrantet kane per politiken e shtetit grek ne ceshtjet e emigracionit dhe privimi i te drejtave themelore per vite me radhe. Abstenimi eshte ne thelb vota e pare qe ata i japin ketij sistemi qe i ka mbajtur peng per nje kohe teper te gjate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›