Topi i dorezon dekretin e emerimit kreut te Kushtetueses

Presidenti i Republikes Bamir Topi i dorezoi zotit Bashkim Dedja dekretin e emerimit si Kryetar i Gjykates Kushtetuese.
Sipas njoftimit te publikuar ne faqen e Presidences Topi e uroi Dedjan per detyren e rendesishme dhe me pergjegjesi ne drejtim te Gjykates Kushtetuese.
Nga ana e tij Dedja e siguroi kreun e vendin se do ta zbatoje me perpikmeri e korrektesi Kushtetuten dhe se do te jete i perkushtuar dhe i paanshem ne kryerjen e detyres se larte.
Ne takim ishte i pranishem edhe ish-kryetari i Gjykates Kushtetuese zoti Vladimir Kristo puna e te cilit dhe e organit qe ai drejtonte u vleresua lart nga Kryetari i Shtetit shqiptar.