Greqi emigrantet kurse falas per te mesuar gjuhen dhe historine
Artan CENA
ATHINE - Marrjen e certifikates mbi njohurine e gjuhes greke per tu pajisur me leje rezidente afatgjate Greqia ka vendosur ta beje falas per te gjithe emigrantet qe jetojne dhe punojne te ligjshem ne vend. Qe te pajiseni me kete dokument juve thjesht duhet te ndiqni falas nje kurs qe organizohet dy here ne vit nga Instituti i Arsimimit te Perhershem te te Rriturve te Sekretarise se Pergjithshme te te Mesuarit te Perjetshem dhe duke dhene provimin perkates mund te merrni certifikaten. Leja e qendrimit pa afat do te kete date fillimi por jo mbarimi. Nje gje qe eshte pritur shume nga shqiptaret e shumte qe ndodhen ne Greqi. Me fjale te tjera kjo leje nuk do te jete e nevojshme qe te rinovohet por ne rrethana te caktuara mund te revokohet per arsye qe lidhen me rendin publik dhe sigurimin e vendit. Leja e qendrimit mund te nderpritet specifikisht vetem kur personi qe e ka ate kryen nje veper penale.
PROVIMET
Njohja e gjuhes kultures dhe historise se nje vendi eshte nje faktor baze per tu pajisur me leje qendrimi afatgjata ne shume vende te botes. Por fakti qe kjo metode kerkohet te aplikohet edhe ne Greqi eshte disi paradoksal pasi menyra se si eshte projektuar le shume per te deshiruar. Statusi i rezidentit afatgjate eshte kthyer ne nje deshmi deshtuese nga viti ne vit sepse vete pjesemarrja e emigranteve eshte nje shifer mjaft demoralizuese. Sigurisht qe provimet qe japin emigrantet nuk jane shume te veshtira. Numri kalues i emigranteve eshte relativisht i madh por besoj se per kete ndikon fakti qe shume emigrante ndodhen prej vitesh ne territorin grek vite keto te mjaftueshme per te mesuar shume rreth vendit qe kane zgjedhur per te jetuar dhe punuar. Por nuk mjafton vetem deshmia e gjuhes per tu pajisur me leje qendrimi 5-vjecare. Nje tjeter kusht mjaft i rendesishem eshte qe emigranti ne fjale te jete ne marredhenie pune madje te ardhurat e tij vjetore te jene mbi 8500 euro. Ne keto kohe krize eshte mjaft e veshtire qe te sigurosh nje vertetim pune e jo me kesisoj te ardhurash. Vec dokumentit nga zyra e tatimeve si dhe shumes prej 400 ensimash per leje qendrimi te varur dhe 300 ensimash per leje qendrimi te pavarur emigranti duhet te paguaje takse 600 euro per te perfituar statusin e rezidentit afatgjate.
KUSH PERFITON
Per te marre nje leje qendrimi afatgjate nje emigrant duhet te kete plotesuar 10 vite qendrimi te ligjshem ne Greqi pa nderprerje. Nese gjate ketyre 10 viteve jeni larguar jashte Greqise nje here per me pak se gjashte muaj periudha e largimit nuk zbritet nga afati dhjetevjecar. Ne qofte se jeni larguar jashte Greqise per me shume se gjashte muaj pa nderprerje duhet te prisni derisa te plotesohen muajt qe jeni larguar dhe atehere paraqitet kerkesa per aplikim. Nese gjate periudhes 10-vjecare jeni larguar disa here nga Greqia per nje periudhe kohore ne total me pak se dhjete muaj kjo periudhe nuk zbritet nga afati qe duhet. Nese jeni larguar nga Greqia per nje periudhe kohore me shume se dhjete muaj ne total atehere duhet te prisni derisa te plotesohen muajt qe jeni larguar per te paraqitur kerkesen per aplikim.
Ku mund te interesoheni
Per informacion te metejshem emigrantet mund te informohen te Instituti i Arsimit te Perhershem per te Rriturit me telefon 213 1311612 dhe fax 213 2284433.
Qendrat e provimit per te marre certifikaten funksionojne ne keto qytete Athine Argostoli Janica Iraklio te Kretes Tilisos Selanik Janine Korfuz Komotini Korintho Lamia Larisa Patra Pire Koridhalo Rodho Trikala dhe ne ishullin Kios. Per me shume informacion mund te telefononi dhe ne numrat 213 131 1656 adresa Aharnon 417 Athine.
Kush e perfiton nje leje te tille qendrimi
Ne baze te Ligjit Nr. 3536/2007 shtetasi i vendit te trete qe ka leje qendrimi gjate hyrjes ne fuqi te ketij ligji ne qofte se ploteson qendrim 10-vjecar te ligjshem te vazhdueshem ne vend ka te drejte te marre leje qendrimi me kohe zgjatje te papercaktuar. Dy jane kushtet baze qe ti jepet emigrantit leje qendrimi pa afat
1. Te kete pasur leje qendrimi para hyrjes ne fuqi te ligjit te mesiperm te jete legalizuar qe me pare. Per shembull me karte jeshile te OAED ose me leje qendrimi ne baze te ligjit 2910/01.
2. Te plotesoje me 10 vjet leje qendrimi ne Greqi me shkeputje te vogla jo me te gjata se 3 muaj. Ndermjet lejeve te qendrimit qe ka deri tani emigranti nuk pengojne ne dhenien e lejes se qendrimit pa afat. Gjithashtu nuk ndikojne periudhat e qendrimit jashte Greqise per pushime festa etj.
Vetekuptohet se kerkohet dhe plotesimi i detyrimeve te sigurimit shoqeror qe i takon periudhes se lejes se fundit te qendrimit dhe detyrimet tatimore te kesaj kohe. Vertetimi i 10 viteve te qendrimit fillon qe nga data e lejes se pare OAED dhe nga policia dhe me lart sic vijojne karta e bardhe karta jeshile etj.
Kur mund te paraqitet kerkesa
Nuk eshte nevoja te priten dy muaj para skadimit te lejes ekzistuese te qendrimit. Ne qofte se emigranti ploteson me heret 10 vjet me banim te ligjshem ne Greqi mund ta paraqese kerkesen menjehere me plotesimin e 10-vjecarit. Ata qe nuk i kane plotesuar do ti rinovojne dokumentet dhe per 2 vjet te tjera derisa te plotesojne 10-vjecarin me banim te rregullt.
Dokumentacioni qe dorezohet
Kerkese per leje qendrimi
Fotokopje e pasaportes se vlefshme
Fotokopje e lejes se qendrimit
Vertetim ku percaktohen 10 vjet qendrimi ne Greqi
Taksa prej 600 eurosh
Libri i shendetit
Fotokopje e sigurimeve shoqerore IKA OGA
Deshmi e te ardhurave vjetore ekatharistiko
Dy fotografi
15 Nentor 2010