E Diel, 1 Nëntor 2026

Fashion Politike politikanet shkojne drejt veshjes shik femrat bejne diferencen



Besarta Billa

Perzierje aromash prej parfumeve me te shtrenjta ne ambientet e brendshme ne te dyja selite me te medha politike ne vend. Nje atmosfere e tille ofrohet pothuajse cdo dite. Te gjitha jane te firmave te njohura emra te tille si Dolce Gabana Armani Di Xho Calvin Clain etj. Serine e parfumeve e ndalojme me kaq pasi veshjet jane ato qe te terheqin me shume vemendjen e cdokujt. Parada e deputeteve nis nga rruga dhe perfundon ne katet e siperme te selive te partive. Java per deputetet e Kuvendit te Shqiperise nis me veshje zyrtare dhe perfundon me veshje thuajse sportive. Kostumet zyrtare te deputeteve te te dyja selive nuk lene pa kombinuar veshjet e tyre edhe me aksesore qe u perkasin ngjyrave te partive qe perfaqesojne.
Sa u perket figurave te njohura te politikes kryesocialistit Rama dhe kryeministrit Berisha vihet re nje respektim i rregullave ne veshje edhe sipas situatave diku me te cliret ne mjedise te hapura diku me shik sidomos ne takime apo pritje zyrtare por ne te dyja rastet dine te bejne vleresimin e duhur te situates.
Ndersa per femrat e njohura te politikes ato bejne dukshem diferencen... Tregohen me te kujdesshme ne stilimet e look-ut te jashtem pasi per nga vete larmia e veshjeve dhe ndjekja ne menyre ritmike e zhvillimeve te modes kane me teper mundesi per tu prezantuar ne forma te ndryshme dhe gjithmone ne nje nivel te kenaqshem. Edhe ato qe gabonin deri dje tashme jane permiresuar. Nder vite kemi pasur zonja te renda tek te cilat mbizoteronte klasikja ne perzgjedhjen e ngjyrave ne modelimin e flokeve dhe ne simboliken e tyre ato percillnin zonjen qe perfaqesonin nenen gruan... por larg ikones se modes.
Edhe pse tek-tuk ka pasur ndonje prirje per te dale jashte formalitetit kane qene shume te rralla rastet dhe jo fort te ndjeshme per syrin.

Sali Berisha
Kreu i qeverise identifikohet gjithmone me kemishen e Pierre Cardin boje qielli me blu. Eshte veshja qe e shoqeron ate me se shumti. Java e kryeministrit fillon me kostum zyrtar dhe perfundon me jelek dhe pantallona doku. Ka dhe nga ato fundjava qe e shikojme me kostume sportive sidomos kur pushon ne malin e Dajtit apo ne vilat ne bregdet. Garderoba e zotit Berisha duket se eshte e mbushur me kostume protokollare dhe kemishet e modeluara per vete pozicionin qe ai perfaqeson. Karakteristike e kryeministrit eshte perdorimi i shpeshte i jelekeve me jake ne forme V-je. Ne ditet e ftohta nuk i mungojne edhe pulovrat firmato nga me te shtrenjtat. Gjithashtu nuk duhet te leme pa permendur dhe setin e kravatave ku me se shumti mbizoteron ngjyra blu pa perjashtuar as kollaret vishnje. Ato qe te terheqin vemendje te madhe pa dyshim jane kepucet lustrafin te cilat jane me se shumti me ngjyre te zeza por qe nuk i mungojne edhe ato ngjyre kafe te erret ne forme sportive.

Edi Rama
Vete kreu i Partise Socialiste i cili shquhet per kombinime ekstreme eshte i pari qe hap siparin e parades se perfaqesuesve te opozites me aksesore roze. Para pak diteve pikerisht ne diten e shenuar te shqiptareve ate te liberalizimit te vizave Rama ishte veshur me kostum klasik te zi me vija dhe kollare roze. Sigurisht shpreh nje stil qe nxjerr ne pah ngjyrat e partise qe drejton. Me sa duket Rama eshte i vendosur te krijoje nje mitologji personale pasi pothuajse cdo dite te javes ai vesh nga nje kostum te firmave nga me te njohurat ne Europe. Muajt e fundit kreu socialist eshte karakterizuar nga nje veshje klasike. Duket se ne garderoben e tij kane filluar te rrallohen pantallonat e shumta ne forme citjanesh. Dy javet e fundit Rama eshte zyrtarizuar me shume. Shkaqet e ketij zyrtarizimi ne veshje mund te jene te ndryshme. Shija e veshjeve eshte moduluar per shkak te jetes se re pas kurorezimit me zonjen Linda Basha Rama. Ndryshe nga kreu i qeverise kryesocialisti Rama njekohesisht dhe kryetar i Bashkise se Tiranes karakterizohet nga jeleket e prere me dizajne te njejte me kostumet qe ai vesh. Rama duket gati i lumtur kur e fotografojne teksa del para aparateve dhe kamerave te shumta ne konferenca per shtyp. Te gjitha keto e bejne ate nje figure te vecante ne radhen e politikaneve shqiptare.

Ilir Meta
Meta sportiv guxon me ngjyrat dhe perzien stilet. Ka edhe nga ata udheheqes qe nuk i njohin fare zyrtarizmat por edhe kjo nuk i ben me pak popullor si ne rastin e Metes i cili ne stilin e veshjes mbetet perhere sportiv guxon me ngjyrat ndonjehere dhe duke i perzier stilet.

Jozefina Topalli

Jozefina Topalli vjen me e sofistikuar ne veshje dhe prerje spikat perdorimi i pelhurave te shtrenjta duke bere nderhyrje te vogla ne modelim por vazhdon te mbetet ne stilin klasik dhe gjithnje e me shume po sjell risi. E konsideruar si gruaja e hekurt perpiqet te jete e tille edhe ne impakin qe shkakton pamja e jashtme. Ekspertet e modes thone me plot goje se eshte nje nder politikanet e veshura me me stil pasi paraqitja e saj eshte gjithmone trendi dhe ne pershtatje me karakterin e saj. Eshte nder te vetmet femra ne politike qe garderoben e saj e ndryshon shpesh me rrobat e fundit qe ildisen nga stilistet me te njohur ne bote. Per veshjen e saj kujdeset gjithashtu edhe nje stilist personal. Rezultati shihet mjaft mire ne takimet e saj me perfaqesues te huaj te politikes ku ajo shpreh me se miri performancen e larte ne veshje.

Mimi Kodheli
Mimi Kodheli shfaqet gjithmone me nje pamje teper te rregullt te nje gruaje te vendosur dhe te kerkon te imponohet. E veshur me nje stil te perzgjedhur me delikatese dhe imtesi deri ne detajet me te vogla shoqeruese. Spikatet gjithmone nga veshjet e kemisheve per femra me nje larmi ngjyrash dhe modelesh.

Majlinda Bregu
Majlinda Bregu edhe pse nje ndjekese e modes ben gjetjen e duhur duke percjelle imazhin e nje gruaje moderne por jo me pak te vendosur dhe kembengulese. Tek ajo shihet nje tendence e dukshme per te sjelle dicka te re ne menyren e perzgjedhjes se ngjyrave here duke krijuar kontraste e here duke ruajtur nje monokrome ne reliev te perdorimit te materialeve te thjeshta duke eliminuar ndonjehere edhe nje xhakete te nje stili te vjetruar.

Arta Dade
Arta Dade mund te quhet ndryshe edhe manekenka e Partise Socialiste. Me kete emer e kane pagezuar deputeten e PS-se shqiptaret e Maqedonise. Dade per to eshte ikona e bukurise femerore ne politike. E njejta ndjesi kompementuese eshte shprehur per te edhe nga shqiptaret e Kosoves. Sharmi bukuria feminiliteti eleganca kane lindur me te. Karakteristike e garderobes se saj jane veshjet zyrtare dhe moderne per moshen qe ka. Mbizoterojne ngjyrat e celeta. Tek ajo eshte e pranishme ngjyra vjollce dhe roza por nuk perjashtohet edhe ngjyra e kuqe te gjitha keto te harmonizuara me kujdes me cantat dhe kepucet e firmave nga me te njohura. Eshte nder te vetmet femra politikane qe gjithmone e hasim me pamjen dhe veshjen me te rregullt dhe fine. Nuk i mungojne edhe aksesoret te shoqeruara me bizhu te shtrenjta qe kompletojne portretin e gruas ne karriere te femres ne politike. Ajo eshte e vendosur tu tregoje te tjereve se eshte ende ne forme dhe e pushtetshme njeherazi.

15 Nentor 2010

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›