Rritet numri i shqiptareve qe studiojne ne universitetet e SHBA-ve

Tirane 15 nentor NOA - Kete vit eshte rritur me 4 perqind numri i shqiptareve qe studiojne ne universitetet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke evidentuar se SHBA-te mbeten destinacioni me i preferuar per studentet shqiptare.
Lajmin e ben te ditur raporti vjetor Open Doors 2010 Dyert e Hapura 2010 nje raport mbi levizshmerine akademike nderkombetare botuar nga Instituti Nderkombetar i Arsimit INA me mbeshtetjen e Byrose se Arsimit dhe eshtjeve Kulturore e Departamentit te Shtetit te SHBA-se.
Gjate ketij viti akademik 2009-2010 mesohet ne universitetet e SHBA-ve jane rregjistruar 790 studente shqiptare duke shenuar keshtu nje rritje prej 4 nga viti i meparshem.
Kjo shifer sipas raportit perfaqeson vitin e dyte radhazi te rritjes se numrit te studenteve shqiptare qe studiojne ne SHBA.
Raporti i ketij viti i Open Doors tregon se numri total i studenteve nderkombetare ne kolegjet dhe universitetet ne Shtetet e Bashkuara u rrit me 3 duke arritur shifren 690.923 gjate vitit akademik 2009/2010.
Kjo shifer perben numer rekord per komunitetin e studenteve nderkombetare ne Shtetet e Bashkuara.
Rritja e ketij viti pati shtyse kryesisht nga nje rritje prej 30 ne numrin e studenteve kineze te regjistruar ne Shtetet e Bashkuara duke arritur nje total afersisht 128.000 studente ose me shume se 18 e te gjithe numrit te studenteve nderkombetare gje qe e ben Kinen vendin kryesues ne dergimin e studenteve.
Numri i studenteve nga India pati nje rritje prej 2 duke arritur nje total prej afersisht 105.000. Studentet indiane perfaqesojne 15 te te gjithe studenteve nderkombetare ne arsimin e larte ne SHBA.
Open Doors 2010 raporton regjistrimet per vitin 2009/2010 ndikuar nga vendime te marra ne nje periudhe renieje ekonomike ne Shtetet e Bashkuara dhe ne shume vende anekend botes.
Te dhenat shfaqin nje panorame te nderlikuar te regjistrimeve te studenteve nderkombetare ne kolegje dhe universitete ne SHBA format e regjistrimit variojne gjeresisht ne varesi te vendit te origjines dhe nivelit akademik.
Sipas ketij raporti evidentohet se me shume se gjysma e 25 vendeve qe kryesojne listen e dergimeve kane treguar renie gje qe rezultoi ne nje shkalle me te ngadalte te rritjes se pergjithshme ne krahasim me ceshte pare ne vitet e fundit.
Secili prej pese vendeve pritese ne Shtetet e Bashkuara Kalifornia Nju Jorku Teksasi Masacusetsi dhe Ilinoisi kane pare rritje ne numrin e studenteve nderkombetare qe kane pritur.
Drejtoresha Rajonale e Edukimit Amy McGoldrick theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten destinacioni i preferuar per studentet shqiptare per shkak te cilesise dhe prestigjit qe shoqerojne nje diplome amerikane. Nje faktor tjeter qe kontribuon ne kete terheqje eshte shtimi i aktivitetit te kolegjeve dhe universiteteve amerikane per te terhequr studente nga Shqiperia tha zonja McGoldrick.
Ndersa Allan E. Goodman President dhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit Nderkombetar te Arsimit me seli ne Nju Jork nevizoi se Shtetet e Bashkuara vazhdojne te presin me shume studente nderkombetare sesa cdo vend tjeter ne bote.
Open Doors raporton gjithashtu se 8 studente amerikane studiuan ne Shqiperi gjate vitit akademik 2008/2009.
Raporti Open Doors botohet nga Instituti Nderkombetar i Arsimit INA organizata kryesore jo-fitimprurese e shkembimit kulturor e arsimor ne Shtetet e Bashkuara.
INA ka kryer nje ankete statistikore vjetore per numrin e studenteve nderkombetare ne Shtetet e Bashkuara qe nga viti 1919 dhe me mbeshtjetjen e Byrose se Arsimit e eshtjeve Kulturore te Departamentit te Shtetit te SHBA-se qe nga fillimi i viteve 1970. Ky sondazh bazohet ne nje anketim perafersisht te 3000 institucioneve amerikane te akredituara.
Open Doors raporton gjithashtu mbi anketa te studiuesve nderkombetare ne universitete amerikane studente nderkombetare regjistruar ne Programe intensive para-akademike per Mesimin e Gjuhes Angleze si edhe mbi numrin e studenteve amerikane qe studiojne jashte shtetit qe nga viti 1985.
Byroja e Arsimit dhe eshtjeve Kulturore e Departamentit te Shtetit te SHBA drejton nje game te gjere shkembimesh kulturore profesionale e akademike qe perfshijne perafersisht 40.000 pjesemarres ne vit me qellim rritjen e mirekuptimit e respektit reciprok midis popullit te Shteteve te Bashkuara dhe popujve te vendeve te tjera.
Mes te tjerash keto perfshijne Bursat Fullbrajt Bursat Gilman dhe Programin e Lidershipit per Vizitore Nderkombetare.
mit/NOA