E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritet taksa per cigaret

Cmimi i cigareve ne treg pritet te rritet serish gjate muajve te ardhshem. Qeveria ka lajmeruar nje tjeter rritje te akcizes se cigareve ne paketen e re fiskale.

Top Channel ka mesuar se behet fjale per nje rritje te forte me 40 per qind e cila pritet qe shume shpejt te marre miratimin e Keshillit te Ministrave dhe sipas te gjitha gjasave do te hyje ne fuqi nga data 1 janar e vitit te ardhshem.

Sipas projektit te Ministrise se Financave akciza e cigareve shkon 70 leke per pakete nga 50 leke qe eshte aktualisht. Qeveria e argumenton kete si nje mase per te demotivuar konsumin e cigareve per shkak te efekteve negative shendetesore. Burime nga drejtoria e pergjithshme e politikave fiskale ne Ministrine e Financave thone se kete vit ky do te jete ndryshimi i vetem ne akciza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›