Greqi ende nje pako-bombe ne qarkullim

Anti-terrorizmi grek vlereson se ka ende nje pako-bombe te derguar nga grupet anarkiste dhe qe ka si destinacion nje ambasade te Athines.
Burime prane policise greke deklarojne se agjentet jane prane identifikimit te asaj qe e quajne bomba e fundit ne qarkullim.
Kerkimet mbi pakon e fundit vijne pas zbulimit te nje liste me 15 objektiva te gjetur ne zoterim tek nje nga dy anarkistet e arrestuar pak dite me pare.
Pakot-bombe te cilat kane pasur si objektiv kryesisht ambasadat ne kryeqytetin helen kane shkaktuar nje panik te vertete ne Greqi.
Dy prej tyre jane shperthyer nga policia para selise se Parlamentit dhe para selise diplomatike bullgare nderkohe qe nje tjeter ka shperthyer ne oborrin e ambasades zvicerane.
Per te frenuar keto akte terroriste qeveria greke ka pezulluar sherbimin e postes ajrore duke qene se disa pako kishin si destinacion kancelarite e huaja.