Greqi, filmi për Muhamedin, tensione në burgun e Koridhalos
ATHINE-Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë per t’i dhene fund tensioneve të mëdha, në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos, në Greqi. Të dënuarit rebeluan duke hedhur gurë dhe shkopinj, duke iu vënë zjarrin objekteve dhe kanë goditur me mjete të forta makinat e zyrtarëve të burgut të parkuara pranë ndërtesës.
Të burgosurit në krahët B dhe C të burgut, dogjën flamujt amerikanë të improvizuar.
Gjithçka nisi nga rebelimi i disa të dënuarve myslimanë lidhur me filmin ku vihet në lojë profeti Muhamed. Policia u përgjigj duke hedhur gaz lotsjellës për të detyruar ata të kthehen në qelitë e tyre dhe për të rivendosur rendin në burgje.
Trazirat u qetësuan mbrëmë vonë dhe të burgosurit nga krahët B dhe C u kthyen në qelitë e tyre, ndërsa krahut E refuzuan të hynin. Në këtë seksion janë rreth 400 të burgosur, nga të cilët shumë janë shqiptarë dhe vetëm 20 janë grekë.
Në një deklaratë të lëshuar për mediat, të burgosurit bëjnë me dije se rebelimi u zhvillua edhe ndaj kushteve të këqia në gjithë burgje e vendit.
(d.b/BalkanWeb)