Shembulli i Sokratit dy javë para Progres Raportit të BE-së
Mendoj se shumë gjëra u thanë në këtë periudhë pothuajse njëvjeçare Nëntor 2011 - Shtator 2012.
Analistë e gazetarë, por edhe njerëz të thjeshtë e intelektualë me profesione nga më të ndryshmet nuk reshtën së komentuari nëpër gazeta e televizione aspekte të ndryshme të integrimit europian në Shqipëri. Duke përdorur mënyra nga më të ndryshmet, herë shumë drejtpërdrejtë, herë inkurajues e herë duke i rënë nga Kina, ato i dhanë mesazhe të fuqishme politikanëve dhe shoqërisë shqiptare për të lëvizur drejt Europës. Edhe përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri e në Bruksel mendoj se e kryen misionin e tyre duke dhënë mesazhe të pafundme dhe duke bashkërenduar çdo aspekt të punës ndaj Shqipërisë. Në këtë pikë ku gjendemi tani, duket se nëse do të flasim përsëri do të biem veç në përsëritje e do të themi gjëra të thëna e të stërthëna.
Kështu, kur edhe 2 javë kanë mbetur nga publikimi i Raport Progresit të Bashkimit Europian, mendova se do të ishte më mirë t’ja jepja fjalën filozofit të Lashtësisë Greke, Sokratit që na jep një mësim që tingëllon kaq aktual për politikën e shoqërinë shqiptare mbarë në këtë moment të rëndësishëm për kombin tonë.
Thuhet se Sokrati mbante ‘leksione’ në publik rreth çështjeve serioze e të rëndësishme si Jeta dhe Jeta e Përtejme ndërsa rrinte i ulur mbi një gur të madh në një qoshe në një treg fshatar ku lëviznin shumë njerëz tut e thu. Këta të fundit dhe kalimtarët dëgjonin për disa minuta filozofinë e tij dhe iknin. Kurrë nuk i vunë rëndësi se ç’thoshte derisa një ditë Sokrati vendosi të ndryshonte taktikë. Doli para njerëzve dhe u tha se do të ndante me to një histori shumë interesante.
Dhe filloi: “Na ishte njëherë një tregtar që vendosi ta shiste mallin e tij të shumtë në një qytet tjetër me qëllim që të fitonte më shumë para. Ju desh të ngjiste një mal, s’kish rrugë tjetër ndërkohë që mbante mbi supe mallin e tij. Kur rrugës takoi një tregtar tjetër që po shkonte në të njëjtin qytet porse ai kishte edhe një gomar me vete…”.
Tek tregonte këtë histori, Sokrati vuri re se gjithnjë e më shumë njerëzit filluan ta dëgjonin; ata lanë punët që kishin nëpër duar dhe u ngulën para tij.
Më pas ai vazhdoi “….Tregtari i kërkoi t’ja jepte gomarin për njëfarë rruge kundrejt një pagese dhe ai pranoi. Ecën e ecën por u lodhën shumë, kështu që vendosën të shplodhen. Por skish as hije as pemë, dhe vendosën të shfrytëzonin hijen që bënte gomari. Po kush ta zinte vallë, hija nuk i zinte të dy. Filluan të ziheshin se kush do të ulej poshtë hijes së gomarit të shkretë”.
Një turmë e madhe njerëzish me gojë hapur ishin mbledhur tashmë me sytë drejtuar nga filozofi fisnik. Pikërisht në këtë moment kur të gjithë po hamendësonin fundin e historisë, Sokrati zbriti nga guri ku ishte ulur dhe iku. Njerëzit filluan ta ndjekin nga pas duke kërkuar të dinin se si përfundonte historia. Nuk po ja vinte veshin fare ndërsa ato vetëm e ndiqnin nga pas.
Kur ju sos durimi, më në fund ju kthye turmës:
“Po ju flisja për gjëra të rëndësishme të jetës suaj dhe asnjë nuk ma vuri veshin. Por kur fillova të tregoj një histori të trilluar të një gomari dhe hijes së tij, interesi juaj nuk kish ku të shkonte. A nuk do të ishte më mirë t’i kushtonit më shumë vëmendje gjërave të rëndësishme të jetës se sa përrallave me mbret?”, - përfundoi Sokrati dhe u zhduk tutje.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)