Greqi, grabiten 65 antika në muzeun e vjetër të Olimpias
ATHINE - Grabitje me armë ka ndodhur sot në mëngjes herët në muzeun e vjetër të Olimpias nga dy persona, të cilët vodhën rreth 65 objekte nga dritaret.
Grabitësit vunë në shënjestër sot në mëngjes, një nga muzeumet më të mëdha dhe më të pasura në vend, Muzeun e Olimpias Antike.
Vjedhja u vu re nga rojet e Muzeut të cilët pas kontrollit të parë konstatuan më shumë se 60 antika të zhdukura.
Sipas raporteve, të dy grabitësit kanë bllokuar rojen e natës dhe kanë vazhduar për të hequr antikat me vlerë.
Polica po kryen hetime për të gjetur autorët e grabitjes së antikave.
Vetëm pak kohë më parë, në Galerinë kombëtare të Athinës, grabitësit zhdukën 3 vepra me vlerë, njëra prej të cilave ishte piktura e Picassos “Kokë gruaje”.