E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurbin, 34-vjecari plagoset me armë zjarri

MAMURRAS- Plagosje me armë në Mamurras. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, kur një 34-vjecar është qëlluar me armë zjarri nga një person tjetër. Si pasojë e të shtënave i riu Altin Piroli ka mbetur i plagosur, ndërsa policia ka arrestuar autorin.

Ende nuk bëhet i ditur emri i këtij të fundit për arsye hetimi, ndërkohë që mbetet i pazbardhur shkaku i ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt të mundshëm mes të plagosurit dhe autorit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›