E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB, rezolutë kundër Asad

Edhe pse nuk mund të detyrojë Sirinë të ndjekë vendimin e marrë nga Asamleja e Përgjithëshme, OKB nëpërmjet kësaj rezolute dënon ashpër regjimin e Bashar Al Asad duke kërkuar largimin e këtij të fundit.

Shumicë votash dërrmuese pro rezolutës së paraqitur nga Lidhja Arabe në Kombet e Bashkuara. Rezoluta i kërkon Asad të që të bëjë në mënyrë të mbarojë dhuna dhe shtypja ndaj popullit sirian, sidhe të largohet nga pushteti duke i lënë vendin një tranzicioni demokratik.

Rezoluta është votuar pro nga 137 shtete, 12 kundër dhe 17 kanë abstenuar. Mes atyre që votuan kundër Kina dhe Rusia, që në këtë mënyrë përsërisin qëndrimin e mbajtur edhe në Këshillin e Sigurimit disa ditë më parë.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›