E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grabitje dhe pengmarrje në një bankë, Athinë

ATHINë- Një person që tentoi të grabiste Bankën e Pireut në Athinë ka marrë peng një numër të paqartë pengjesh dhe aktualisht po negocion me policinë.
Tentativa për grabitje ndodhi disa minuta më parë kur dy grabitës qëlluan me armë gjatë futjes në ambientet e bankës ku ndodheshin rreth 15 klientë. Një prej grabitësve është arrestuar ndërsa tjetri është mbyllur brenda sëbashku me pengjet.
Ndërkohë një person ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tjetër grabitje në lokalitetin e Megalopolit, në rajonin e Arkadias.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›