E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një i ri tentoi të vetëvritet para Ambasadës se SHBA

TIRANE-Një person tentoi të vetëdigjej para godinës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë ndersa mbeten te paqarta dhe kontradiktore motivet e ketij veprimi.

Ngjarja ndodhi sot pak para mesditës rreth ores 11:00 kur i riu i identifikuar si Bledar Arapi 26 vjec nga Fieri me banim ne Tirane kërcënoi se do ti vinte flakën vetes. I riu mbante në dorë një shishe me benzinë dhe një cakmak. Mësohet se ai kërkoi të fliste me mediat para se të kryente krimin ndaj vetes.  
Por policia dhe rojë të sgurisë së ambasadës arritën ta ndalojnë Arapin duke shmangur kështu një vetëvrasje të mundshme. Cështja po hetohet aktualisht nga policia. 26 vjecari u dergua menjehere ne Drejtorine e Policise se Tiranes ku qendroi per rreth nje ore ne keto ambiente. Ndersa u mor ne pyetje nga inspektoret e anti-terrorit, burimet policore shprehen me rezerva dhe mohojne se kerkesat e te riut te kene lidhje me Ambasaden Amerikane.

Por, deshmitare ne vendgjarje pohuan ne menyre konfidenciale per gazetarin e TVNews24 ne vendgjarje Gerti Xhaja se te riut iu mohua viza amerikane qe priste prej kohesh nga Ambasada. 
Nje deshmi nga rojet e sigurise pohon se i riu u shfaq papritmas para godines me shishen e benzines ne duar dhe cakmakun duke kercenuar se do ti jepte fund jetes.

Lirohet 26 vjecari. Policia: Do ndiqet ne gjendje te lire
Pas incidentit që shkaktoi në Ambasadën Amerikanë, Drejtoria e Policisë së Tiranës ka liruar sot rreth orës 14:15 minuta te pasdites shtetasin Bledar Arapi.
Arapi që ndodhej në polici pasi tentoi të djegë veten para godinës së ambasadës amerikane për arsye ende të paqarta u vlerësua nga policia si përdorues I lëndëve narkotike. Burime nga policia pohojnë se Arapi veproi në gjendje depresive dhe nen efektet e lendeve narkotike.
"Pas verifikimeve të bëra ndaj tij, u konkludua se ky shtetas është përdorues i substancave narkotike dhe në momentet që ka ndërmarrë këtë akt, ka qënë në gjëndje të rëndë depresive", deklaroi zedhenesja per shtyp e drejtorise se policise se Tiranes, Alma Katragjini.

Te njejtat burime thane se, pas ngjarjes Bledar Arapi mori dhe trajtimin e duhur mjekësor dhe psikologjik. Konfirmohet se ai ka lënë tashmë ambientet e burgut dhe se 26 vjecari do të ndiqet në gjendje të lirë nga Policia.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Policia: Ja incidenti para Ambasades se SHBA

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›