E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapet 29 vjecari, do vriste një 47 vjecar

SHKODER-Një vrasje është parandaluar në qytetin e Shkodrës nga policia e këtij rrethi. Erin Uruci 29 vjec është ndaluar nga efektivët blu pak para se të shkrehte armën me plumba në drejtim të shtetasit Eqerem Uruci, 47 vjec.
Policia deklaroi se kapi autorin në flagrancë me armë.
Policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të shkaqeve të ngjarjes mes dy personave, por dyshon se fillimi ka qënë një shkak banal mes dy personave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›