Greqi, grevat mbyllin muzetë për Krishtlindje

Një grevë e paralajmëruar nga punonjësit grekë do të bëjë të pamundur që turistët të vizitojnë për Krishtlindje muzetë dhe zonat e tjera arkeologjike në Greqi.
Të gjitha këto zona, tepër të frekuentuara në vendin Helen, do të jenë të mbyllura, si pasojë e një greve 48 orëshë të ndërmarrë nga ruajtësit e këtyre zonave. Ata do të bojkotojnë punën në shenjë proteste kundër masave shtrënguese të qeverisë në datat 24 dhe 25 dhjetor.
Punonjësit ankohen se që prej dy muajsh, përveçse po vuajnë shkurtimet e ndjeshme në personel dhe para, nuk kanë marrë as atë pagë që u takon.
Autoritetet përkatëse u munduan të arrijnë një marrëveshje me punonjësit e ruajtjes së muzeve dhe zonave të tjera të antikitetit, por nuk arritën dot në një marrëveshje.