E Diel, 1 Nëntor 2026

20 vjet pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik Rusia kerkon rrugen e demokracise

Gjate 2 dekadave qe prej shperberjes se Bashkimit Sovjetik Rusia ka bere nje perparim te madh ekonomik. Te ardhurat gjate kesaj periudhe jane dhjetefishuar nderkohe qe keto ndryshime jane shoqeruar me demonstrata ne vitin 1991 kunder komunizmit dhe sot per te ringjallur endrren e parealizuar per demokraci ne Rusi.

20 vjet pas permbysjes se komunizmit ruset po demonstrojne perseri. Kete here jo per nje revolucion kapitalist por per reforma demokratike.

Masha Lipman e cila mori pjese ne protestat e vitit 1991 eshte tani analiste ne Qendren Karnegi te Moskes.

shte dicka shume simbolike qe ne po perjetojme kete aktivizem publik ne rritje pikerisht 20 vjet pas permbysjes se Bashkimit Sovjetik.

Me 1991 perparesia kryesore ishte ekonomike.

Vladimir Ryzhkov ne ate kohe perpiqej te administronte nje qytet provincial.

Ekonomia ishte shkaterruar. Asgje nuk funksiononte. Me kujtohet kur zhvillonim takime per cdo gje ku te gjenim qymyrguri madje edhe si te siguroheshim qe kishim furnizime me buke dhe qumesht per qytetin.

Ne 20 vjetet qe prej permbysjes se Bashkimit Sovjetik te ardhurat e ruseve jane rritur ndjeshem por institucionet demokratike kane mbetur mbrapa.

Lilia Shibanova drejton nje grup vezhgues elektoral i quajtur Golos.

Reformat demokratike perfunduan shume shpejt. Vendosja e nje qeverie me te vertete perfaqesuese zgjedhje te lira e te drejta zhvillimi i debateve te sinqerte dhe te hapur te gjitha keto fenomene u eleminuan shume shpejt.

Anketuesi Lev Gudkov thote se institucionet baze ne Rusi nuk evoluan ashtu sic ndodhi me krijimin e shoqerise se re konsumuese te Rusise.

Qeveria ende funksionon ne forme vertikale dhe nuk kontrollohet nga shoqeria dhe pavaresisht te gjitha ndryshimeve qeveria eshte e ndertuar njelloj si ne kohen e Bashkimit Sovjetik. Baza e saj eshte kryesisht policia politike dhe policia kriminale. Nuk ekziston sistemi i pavarur i gjykatave dhe i drejtesise apo sistemi i arsimit.

Tani nje dekade e tere stabiliteti dhe bumi te lidhjeve nepermjet Internetit ka zgjeruar hendekun mes ruseve dhe qeverise se tyre autoritare.

Igor Yurgens drejton nje organizate studimore. Ai thote se 90 per qind e ruseve te rritur jane ne Internet nderkohe qe burokratet e qeverise vazhdojne te jene sic shprehet ai feudale.

Degjoj pensioniste jo te veshur mire qe i thone njeri tjetrit ne Internet se kane gjetur nje mjet te ri degjimi nje ndryshim ne menyren e ekzistences. Feudalizmi perkundrejt modernizimit te gjitha se bashku ne nje shporte gje qe nuk eshte pozitive por do te gjehet me ne fund nje zgjidhje. Ose evolucioni per te cilin kam shume shprese ose revolucioni te cilin shpresoj ta shmangim sepse kemi perjetuar mjaft revolucion.

Nje prove e madhe mund te jete pjesemarrja ne nje manifestim madhor demokratik i planifikuar per te shtunen gati 20 vjet nga dita kur Mihail Gorbacov njoftoi perfundimin e Bashkimit Sovjetik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›