E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ja ku dyshohet se ishin fshehur shqiptarët e arratisur

Në Greqi vazhdon operacioni policor për kapjen e 4 të arratisurve shqiptarë nga burgu i Trikalas. Po mbushet tashmë plot një javë nga ndjekja, që i ngjan një trilleri të vërtetë policesk. 

Mediat greke kanë publikuar foto nga vendi, ku dyshohet se janë strehuar dhe fshehur shqiptarët e arratisur, të cilët po ndiqen nga policia. 

Në foto duket një shtëpi e vjetër e braktisur dhe hambari i saj, ku ndodhen ende disa sende që besohet të jenë përdorur nga të kërkuarit e policisë (shih News24). 

Kjo shtëpi ndodhet në zonën e Stilia Doridhas në vendin e quajtur Tapasi, dhe ishte mbuluar me degë e gjethe për të mos u diktuar dhe për të mos bërë dallim nga zona me bimësi të dendur. 

Ndërkaq sipas të dhënave, patrullat dhe postblloqet policore janë përqëndruar në një zonë 15-20 km larg kufirit greko-shqiptar, ndërsa 24 orët e fundit nuk ka patur asnjë zhvillim. 

Sipas oficerëve të policisë, zona me bimësi të dendur e bën të vështirë identifikimin e të kërkuarve, të cilëve nga ana tjetër iu ofron një mbulim shumë të mirë.
(a.jole/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›