E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojka, vlerësim pozitiv për Greqinë, pritet miratimi i këstit

Trojka përfundoi vlerësimin e programit grek të shpëtimit, njoftuan sot KE, BQE dhe FMN në një komunikatë të përbashkët. 

Në komunikatë bëhet me dije se misioni i Trojkës arriti me qeverinë greke, një marrëveshje në nivel teknik, e cila i hap rrugën disbursimit të këstit të kredisë me vlerë 8,1 miliardë euro. 

Trojka dhe autoritetet greke kanë rënë dakord se kuadri makroekonomik është në përputhje me programin dhe synimin për kthimin në kurs zhvillimi të ekonomisë greke, duke filluar nga viti 2014. 

Por Trojka tërheq vëmendjen se pasiguria nuk është eliminuar, pasi zbatimi i politikave shënon vonesa në disa sektorë të caktuar. 

Tashmë, pritet nga takimi i ministrave të financave të eurozonës dhe bordi ekzekutiv i FMN, që të miratojnë raportin e trojkës për muajin korrik, përfundon komunikata e KE, BQE dhe FMN.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›