E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, jep dorëheqje lideri socialist, Papandreu

ATHINE-Lideri socialist i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka dhënë formalisht dorëheqje, për t’i lejuar partisë së tij zgjedhjen e pasardhësit.

Papandreu ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit në nëntor të vitit të kaluar, duke i hapur rrugën qeverisë së koalicionit. Ministri i Financave, Evangelos Venizelos, pritet të pasojë Papandreun pas votimit të socialistëve për udhëheqësin e ri, më 18 mars.

Partia Socialiste PASOK ka ardhur në pushtet në vitin 2009, por një vit më vonë qeveria e Papndreut është përballur me falimentimin.
Sondazhet e fundit thonë se PASOK do të pësojë humbje të madhe në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

(d.b/Evropaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›