E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tensionohet situata në Gaza

Raketat, mortajat dhe sulmet ajrore goditën zonën afër kufirit mes Izraelit dhe Gazës në dhunën më të rëndë në gati një vit.
Sipas ushtrisë izraelite, militantët palestinezë në Rripin e Gazës qëlluan sot mbi 90 raketa në Izraelin jugor, në përgjigje të sulmeve ajrore izraelite, që vranë 16 militantë, mes tyre Zohair al-Qaisi, udhëheqësin e Komitetit të Rezistencës Palestineze.

Mijëra palestinezë dolën nëpër rrugët e Gazës për të marrë pjesë në varrimin e të vrarëve nga sulmet ajrore izraelite, shumë prej të cilëve thërrisnin "Hakmarrje, hakmarrje!"

Izraeli tha se i ndërmori sulmet sepse Komiteti i Rezistencës Palestineze po planifikonte një sulm kundër Izraelit nga Egjipti. Zyrtarët izraelitë thanë gjithashtu se të paktën një izraelit u plagos rëndë nga sulmi militant me raketa.

Hamasi, i cili sundon në Rripin e Gazës, ka respektuar një armëpushim të heshtur me Izraelin, por grupe të tjera të armatosura palestineze, si grupi Komiteti i Rezistencës Popullore kryejnë rregullisht sulme me raketa dhe mortaja, të cilat shkaktojnë sulme ajrore.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›