E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veteranët e UCK thirrje për vetëmbrojtje

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK përmes një komunikate ka bërë thirrje për ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe faktorit mbarëkombëtar shqiptar lidhur me situatën e krijuar në Maqedoni.

Ndërsa, përveç kësaj në këtë reagim të lëshuar kërkohet gjithashtu vetëmbrojtje nga ana e shqiptarëve aty ku rrezikohen shqiptarët.

“Në këtë kohë të turbullt jemi të detyruar që të njoftojmë dhe kërkojmë ndërhyrje politike e juridike ndërkombëtare e mbarëkombëtare, të vetëmbrohemi kudo që rrezikohet rinia jonë,veprimtarinë tonë të gjithanshme kombëtare e kemi të mandatuar nga UÇK, të mbrojtur nga SHVL e UÇK”, thekson reagimi i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK, i firmosur nga udhëheqësi i saj Fazli Veliu.

Reagimi i kësaj shoqate vjen me tone të ashpra pas incidentit të dhunshëm të rrahjes brutale të nxënësve shqiptarë në një autobus në Shkup nga ana e huliganëve maqedonas dhe pas vrasjes së dy të rinjve shqiptarë në Gostivar nga ana e një polici maqedonas.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›