Greqi, kamionistët në grevë. Qeveria thirrje për rikthim në punë
Athina zyrtare urdhëron shoferët në grevë të kthehen në punë. Qeveria greke ka përdorur një urdhër emergjence për të detyruar kamionistët që t’i kthehen punës pas tre ditëve grevë. Ata kanë një afat kohor deri të enjten në darkë për t’u kthyer në rrugë, ndryshe do të arrestohen dhe do t’u hiqet licensa behet e ditur në komunikatën qeveritare.
Shumë pika karburanti në Athinë kanë mbetur pa naftë, ndërkohë që edhe dyqaneve e fabrikave po u mbarojnë furnizimet duke vështirësuar jo pak jetën për qytetarët në këto ditë të nxehta vere. Mijëra shoferë kamionësh filluan grevën e tyre ditën e hënë për të kundërshtuar planet e qeverisë për të hapur industrinë ndaj masave anti-krizë të miratuara në bashkëpunim me FMN dhe BE.
Reforma në fjalë është një pjesë kyce e paketës miliarda dollarëshe që BE dhe FMN i kanë premtuar Greqisë për të nxjerrë vendin nga kriza. Përgjatë vendit kamionët u parkuan përtgjatë rrugëve. Vetëm pak orë pas fillimit të grevës rradhë të gjata u krijuan pranë pikave të karburanteve. Mungesa e karburantit përballi me vështirësi jo vetëm banorët grekë, por dhe turistët.
Delina Bitraku
< I mëparshmi