E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja, LSI e PS në mbrojtje të presidentit

Socialistët i kanë cilësura si gjueti shtrigash sulmet e Partisë Demokratike ndaj presidenti Topi. Sipas deputetit Sajmir Tahiri, kreu i shtetit nuk duhet të bjerë pre e shantazheve të maxhorancës dhe tentativës se saj për të uzurpuar institucionet.

"Shprehje e këtij konflikti është dhe kriza e hapur dje nga Sali Berisha mes pushtetit të vjedhur të 28 qershorit dhe presidentit të republikës, të cilit i bëjmë thirrje mos të bjerë pre e shantazhit të Sali Berishës dhe të mos tolerojë më tutje praktikën e gjuetisë së shtrigave, ndaj kandidaturave që nominon për anëtarë të gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë", deklaroi Saimir Tahiri, deputet i PS.

Ndryshe nga demokratët, partia tjetër e maxhorancës Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e sheh si shkelje të ligjit themeltar të shtetit nga presidenti vonesën në dekretimin e kryetarit të ri të Kushtetueses.

"Vonesa ka ardhur për shkak të një seleksionimi dhe një përzgjedhje më të mirë që u bëhet këtyre kandidaturave nga zyra e presidentit të republikës për të mos patur ndonjë konflikt midis presidentit të Republikës dhe Kuvendit që jep pëlqimin për këto kandidatura. Nuk besoj se është një shkleje e rëndë e Kushtetutës, pasi në Kushtetutë lexohet qartë që afati i kryetarit të gjykatës është tre vjet dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese vazhdon deri në zëvendësimin e mandatit të tij", tha Nasip Naco, deputet i LSI.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›