E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kapet 107 kg hashash, në pranga shqiptari

Policia greke ka kapur 107 kg hashash dhe ka arrestuar edhe poseduesin e saj, një shtetas shqiptar. Sipas informacioneve droga është kapur në rrugën nacionale Athinë-Patër në një automjet i cili drejtohej nga një 42-vjeçar nga Shqipëria.
 

Gjatë kontrollit të automjetit, policia greke ka rritur të gjejë drogën në bagazhin e makinës të vendosur në 3 çanta sportive të zeza me 103 pako me sasi totale 107 kg 697 gramë ndërsa ka sekuestruar edhe dy telefona celularë të cilat do të ndihmojnë hetimin.
 

Gjatë ditëve të fundit, policia greke raporton se ka kapur sasi të konsiderueshme droge, kryesisht hashash e kokainë që vinin nga Shqipëria.
 

Trafikantët kërkojnë të përfitojnë nga fluksi i lëvizjes gjatë ditëve të festive por edhe pse kanë çarë me lehtësi kufirin shqiptar, janë kapur më pas nga policia greke.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›