E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: BE kornizë për ecjen para të Kosovës

PRISHTINË- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, është në krye të atyre segmenteve të BE-së që bartin pjesën kryesore të punës me Kosovën dhe rreth saj.

Nën patronazhin e saj është edhe lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka marrë në vitin 2011 pothuajse të gjitha energjitë dhe përkujdesjen e BE-së rreth Kosovës, pastaj misioni i EULEX-it dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë.

Baronesha Ashton në një intervistë për “Koha Ditore” thotë se në vitin 2011, BE-ja ka krijuar një kornizë për ecjen përpara të Kosovës, porse shumëçka do të varet në vitin 2012 nga vetë Kosova.

Rreth dallimeve brenda BE-së për statusin e Kosovës, Ashton në përgjigjen e saj në një mënyrë dëshmon se asgjë nuk ka ndryshuar që nga pranvera e vitit 2008, duke thënë se “kjo është çështje sovrane e vendeve individuale anëtare”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›