Kakavijë, prangoset i kërkuari për shfrytëzim prostitucioni në Firence

Policia kufitare shqiptare ka mundësuar sot prangosjen e një personi të shpallur në kërkim në Itali.
Nga të dhënat e para mësohet se arrestimi ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijës kur 29 vjeçare ishte duke tentuar të futej në territorin shqiptar.
Ndaj të riut ekzistonte një urdhër arresti nga autoritetet policore të Firences pasi akuzohet për trafikim qeniesh njerëzore dhe shfrytëzim prostitucioni.