E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi kapet rrjeti i falsifikatoreve shqiptare

Policia greke shkatërroi një organizatë kriminale shqiptare që falsifikonte dokumenta. Organizata, sipas saj, kishte mbushur Greqinë, por edhe vende te tjera europiane me mijëra dokumenta të falsifikuara, cilësia e të cilave konsiderohet tepër e larte.

Zyrtaret thone se nje pjese e madhe e ketyre dokumentave prodhoheshin ne Shqiperi dhe ne vazhdim dergoheshin ne Athine ku edhe shiteshin, ndersa pjesa tjeter prodhohej ne nje laborator te organizates ne Athine. Deri mesditen e se henes jane arrestuar tre shtetas shqiptare, ndersa jane shpallur ne kerkim edhe dy irakiane. Policia greke sqaron se nepermjet irakianeve, dokumentet e rreme shiteshin ne treg. Kryesisht ato perdoreshin prej emigranteve te huaj qe kerkojne te largohen nga Greqia drejt vendeve europiane dhe SHBA-ve. Ekspertet e kriminalistikes e konfirmojne se cilesia e dokumentave te prodhuara eshte shume e larte. Vlen te permendet qe midis dokumentave te sekuestruara,gjenden patenta dhe pasaporta shqiptare. Mijera pulla vizash,leje greke qendrimi si dhe karta identitei greke dhe te vendeve europiane. Policia thote se xhiroja e organizates kalonte 10.milione euro. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›