E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi kerkime te mundimshme per te zbuluar nje thesar me uje

19-10-2010 / Gazeta 55

Nderpriten kerkimet per thesarin e supozuar te Pashait te Janines ndersa iluzionet per ekzistencen e thesareve kane bere qe autoritetet greke te shkojne edhe me tej teksa ka filluar te flitet per thesarin e vertete te Priamit mbretit te Trojes


Ate qe kane arritur te zbardhin grupet e kerkimit ne Greqi ska te beje me thesarin e supozuar te Ali Pashe Tepelenes. Kesisoj sot ne oret e para te mengjesit jane venitur plotesisht shpresat per gjetjen e 30 toneve ar kur makineria shpuese Trivela e cila ne vend qe te konfirmonte gjetjen e thesarit ka ndeshur nje depozite te madhe uji nentoksor. Ne vend te 30 toneve are dhe bizhuteri te Pashanit te Janines ne perandorine osmane sonda ka shpuar ne nje shtrese me uje duke shkaktuar permbytjen e tere zones cka ka detyrar gjuetarin e thesarit Evangelos Dimas te heqe dore nga sipermarrja. Por sipermarresi greko- australian nuk dekurajohet. Mediat greke flasin per nje tjeter sipermarrje te tij Kerkon te sjelle ne drite thesarin e vertete te Priamit mbretit te Trojes. Germimet per thesarin e Ali Pashes kishin nisur ne fshatin e vogel Vasiliki 350 km ne veri te Athines. Makina shpuese pas dy ditesh pune dhe shume te tjerave pergatitje kishte arritur 35 metrat thellesi por pa gjetur asnje gjurme te thesarit te pretenduar i cili kishte bere te enderronte jo vetem ate Evangelos Dimas por te gjithe keshillin komunal i cili i kishte dhene fushe te lire veprimi ne germime ne kembim te 10 te thesarit nese do te gjendej. Por Dimas nuk heq dore Do te kthehem pas 6 muajsh- ka thene greko-australiani i cili sipas medias po pergatitet per te gjetur nje tjeter thesar te zhdukur ate te Priamit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›