E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi Zgjedhjet e jashtezakonshme shkurtojne krizen institucionale

Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi tha sot se zgjedhjet e jashtezakonshme jane rruga per shkurtimin e krizes institucionale ne Kosove por vendimi per to varet nga konsensusi politik. Komentet e tij u bene ne nje periudhe kur po kerkohet rrugedalje nga situate e krijuar pas vendimit te Lidhjes Demokratike te Kosoves per tu terhequr nga koalicioni qeverises me Partine Demokratike te Kosoves. Ushtruesi i detyres se presidentit Jakup Krasniqi tha se vendi eshte ne krize institucionale zgjidhja e se ciles varet nga partite politike te perfaqesuara ne Parlamentin e Kosoves.

Ka mundesi te shkurtohet kriza institucionale ne afat kohor dhe zgjidhja me e mire qe do ta nderpriste krizen institucionale jane zgjedhjet e parakohshme per te cilat duhet te vendosin partite politike qe jane ne Kuvend. Do te thote varet cilen rruge ato do ta zgjedhin. A do te zgjedhin rrugen qe e zgjat krizen apo do ta zgjedhin rrugen qe e shkurton krizen tha ai.

Zoti Krasniqi tha se edhe veprimet e vendimet e tij varen nga pajtimi i forcave politike ne Kosove.

Une pres qe te kemi reagime te duhura nga te dyja palet. Do te thote reagime qe do te vijne nga deputetet e Kuvendit te Kosoves dhe nga kryeministri i Kosoves qe me mundesojne qe une ta kryej punen time kushtetuese tha zoti Krasniqi.

Partneret e deridjeshem ne koalicionin qeverises shprehin pikepamje te ndryshme sa i perket rrugedaljes nga situata e krijuar. Lidhja Demokratike e Kosoves pohon se vendi duhet te pergatitet per zgjedhjet e parakohshme te caktuara me 13 shkurt ndersa zyrtaret e Partise Demokratike te Kosoves e cilesuan krize institucionale gjendjen e re te krijuar ne vend duke mos perjashtuar mundesine qe Kosova te shkoje ne zgjedhje te jashtezakonshme. Te dyja palet kane shkembyer kritika te rrepta. Lidhja Demokratike e Kosoves vlereson se perfundimi i koalicionit ishte pasoje e pakenaqesise me injorimin e saj nga Partia Demokratike ndersa kjo e fundit vlereson se shkeputja e koalicionit ne kete periudhe eshte veprim ne funksion te interesave te ngushta.

Koalicioni qeverises ndermjet rivaleve te vjeter Partise Demokratike dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves pasoi zgjedhjet e pergjithshme te nentorit te vitit 2007. Marreveshja per bashkeqeverisje u arrit ne janar te vitit 2008 ndersa nje muaj me vone ne shkurt te vitit 2008 Kosova shpalli pavaresine e cila eshte njohur nga 70 vende te botes. Zgjedhjet lokale te vitit 2009 shenuan nje periudhe perplasjesh ndermjet partnereve te koalicionit qe kulmuan me doreheqjen e ish presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu tri jave me pare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›