E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kërkohenpolicët që dhunuanprotestuesin

ATHINE-Autoritetet policore janë duke kërkuar për të identifikuar personat me uniformë, që ushtruan dhunë mbi 31 vjecarin, gjatë protestave të së mërkurës në Athinë.
Rezultatet janë të ngadalta, ndërkohë që gjendja e të plagosurit nga sulmi i policëve vazhdon të jetë e rëndë.
Zëdhënësi i policisë tha se "Policia greke, nëpërmjet organeve kompetente disiplinore do të reagojë drejtpërdrejt dhe shpejt. Nëpërmjet procedurave të shpejta ka rezultuar në fytyrat e të paktën tre policëve, të cilët u sollën brutalisht me protestuesit. Tre oficerë dhe shefi i tyre u pezulluan menjëherë, por kërkohet ndarja e përgjegjësive konkrete. Këto veprime – tha ai, nuk duhet të minojnë punën tonë të suksesshme kundër krimit”.
31 vjecari u godit rëndë nga policët të mërkurën gjatë protestës dhe ka pësuar dy fraktura të rënda në kokë, gjë që ka vënë në rrezik jetën e tij.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›