E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cameron fton kryengritësit të hapin zyrë në Londër

Kryeministri britanik, David Cameron tha të enjten se i ka ftuar kryengritësit e Libisë, që po luftojnë kundër regjimit të Muammer Gaddafit, që ta hapin zyrë të përhershme në Londër.
 

Këto komente Camerun i bëri në Londër, pas takimit me shefin e Këshillit Tranzicional Kombëtar, Mustafa Abdul Jalil. Kryeministri britanik tha se hapja e zyrës së përhershme në Londër do ta "ndihmoj forcimin" e kontakteve të kryengritësve libianë me Britaninë, megjithëse Londra zyrtare nuk e ka ndjekur shembullin e Parisit dhe Romës. Parisi dhe Roma e kanë njohur këtë këshill si qeveri legjitime të Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›