E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat antiqeveritare, 6 aktivistë bjellorusë dënohen

Një gjykatë e Bjellorusisë në Minsk ka dënuar të enjten me burgim, gjashtë aktivistë opozitare, për pjesëmarrje në protestat antiqeveritare vitin e kaluar.
 

Gjashtë personat janë akuzuar për pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm më 19 dhjetor, gjatë demonstratave kundër rizgjedhjes së Aleksander Llukashenkos si president i shtetit. Dënimi më i larte që i është dhënë aktivistëve ka qenë tre vjet e gjysmë burg.
Në të njëjtën kohë, më shumë se 20 aktivistë opozitarë po përballen me gjykim për pjesëmarrje në protesta.
 

Liderët opozitare akuzohen se kanë nxitur protesta të dhunshme për rrëzimin e qeverisë nga pushteti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›