E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mladenov I gjithe Ballkani te hyje ne BE

Ministri i Jashtem bullgar Nikolai Mladenov ka deklaruar se te gjitha vendet e Ballkanit duhet te anetaresohen ne Bashkimin Evropian.

Deklaraten e tij Mladenov e beri ne nje fjalim te mbajtur ne nje shkolle prestigjioze te Londres ku ka permendur nje sere rreziqesh qe mund te vijne nese Ballkani lihet menjane.

Ne rast se BE nuk deshmon sinqeritetin e qellimit te tij per te pranuar te gjitha vendet ballkanase forcat reformatore ne rajon qe aktualisht jane pakice shume shpejt do te kthehen ne shumice dhe do te joshen nga nacionalizmi dhe urrejtja ka deklaruar Mladenov.

Ai ka shtuar me tej se pyetja qe shtrohet nese vendet e rajonit nuk integrohen eshte se sa do te mund te mbijetojne ato duke ngelur jashte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›