E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet nje objekt i dyshimte ne avionin e kompanise Air Berlin

Nga Express me 18 nentor 2010 ne ora 2011

Gjermania tha se nje fluturim i kompanise Air Berlin nga Namibia per ne Mynih u vonua per shkak se policia gjeti nje valixhe qe mbante nje pajisje te dyshuar si bombe mes bagazheve qe do te ngarkoheshin ne aeroplan. Autoritetet gjermane thane se skanimi i cantes ne aeroportin Uindhok tregoi bateri te lidhura me tela ne nje detonator dhe nje ore. Hetuesit namibiane nuk thane nese canta mund te kishte shperthyer. Gjermania e ka ngritur nivelin e gatishmerise ndaj sulmeve te mundshme terroriste.

Policia namibiane interceptoi nje objekt te dyshuar me nje detonator dhe ore me sahat ne nje valixhe ne cqe udhetonte nga kryeqytete Windhoek i Namibise per ne Mynih te Gjermanise. Kete njoftim e beri sot Zyra e Krimeve Federale i cili u konfirmua edhe nga ministri bavarian i puneve te brendshme Joakim Herman.

Nuk dihet ende nese objekti i gjetur gjate ngarkimit te bagazheve dje kishte aftesine qe te shperthente.

Pas nje vonese te gjate aeroplani arriti te nisej nga Nairobi dhe mberriti ne Mynih sot ne mengjes.

147Ne na u desh te prisnin 4-5 ore tha nje pasagjer pasi mberriti ne aeroportin Franc Xhozef Shtraus te Mynihut.

Nderkohe sot ne mengjes nje valixhe e dyshimte u gjet ne Belin ne distriktin Shoneberg. Eksperte te policise e shkaterruan lenden shperthyese dhe me pas thane se nuk behej fjale per ndonje objekt te rrezikshem.

Gjermania shtoi dje masat e sigurise pasi njoftoi se kishte informacion zbulimi per nje sulm te mundshem ne vend nga fundi i muajit.

Autoritetet gjermane thane se nuk kishin prova te qarta se ku dhe nese mund te kryhej sulmi.

Nderkohe policia mund te ngreje barrikada perreth parlamentit gjerman ne Berlin ne kuader te masave te reja te sigurise ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›