E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, kryeministri Papandreu shpall qeverine e re

Jorgos Papandreu mbetet kryeministër i qeverisë së re greke. Shpallja e kabinetit të ri qeveritar është bërë paraditen e sotme nga vetë kryeministri Papandreu ndërsa në orën 13.00 do të bëhet votimi i qeverisë së sapokrijuar në Parlament.
Kështu qeveria e re greke do të ketë dy zëvendëskryeminista të cilët janë Evangelos Venizelos, i cili mban edhe postin e ministrit të financave dheTeodoros Pasnagalos.
Ja emrat e kabinetit të ri qeveritar:
Ministër i mbrojtjes
Panos Beklitis
Ministër i Punës
Jorgos Kutrumanis
Ministër i Jashtëm
Stavros Lambinidhis
Ministër i Brendshëm
Harris Kastanidhis
Ministër i Mbrojtjes Qytetare
Kristos Papucis
Ministër i Infrastrukturës
Janis Ragusis
Ministër i Bujqësisë
Kostas Skandalidis
Ministër i Zhvillimit
Mihalis Hrisohoidis
Ministër i Arsimit
Ana Diamantopulu
Ministër i Kulturës
Pavlos Gjerulanos
Ministër i Shëndetësisë
Andreas Loverdos
Ministëri Drejtësisë
Miltiadhis Papajoanos
Ministër i Mjedisit
Jorgo Papakostandinu
Ministria e Punëve të Detare dhe Peshkimit
Janis Diamantidis
Ministri i Shtetit dhe zëdhënësi i qeverisë
Elias Mossialos
Zëvendës/zëdhënësi i qeverisë
Dimitris Repas
Vendimi për ndryshimin e kabinetit erdhi si domosdoshmëri pas protestave masive që përfshinë kryeqytetin grek, për masat shtrënguese të uljes së shpenzimeve në funksion të uljes së borxhit për shkak të krizës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›