E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohen për vjedhje me armë 3 persona

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të cilët dyshohen të jenë autorë të disa vjedhjeve në aksin Vlorë-Selenicë.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar “Selenica 2” janë arrestuar shtetasit Artemis Gjyshi 24 vjeç, dhe dy adoleshentët me inicialet B. B. dhe A.M përkatësisht 16 dhe 17 vjeç.
 

Sipas policisë të arrestuarit të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri kanë kryer një seri vjedhjesh në vendin e quajtur "Bregu i Llanajve" në aksin rrugor Vlorë-Selenicë ndërkohë që policia në vendngjarje ka sekuestruar edhe dy gëzhoja mod 54 si dhe një predhë fisheku e kal 7.62 mm.
 

Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale "Vjedhje me armë" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›