E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi kulmi i indinjates. Proteste kunder takses se baneses

Sërish një votim i rëndësishëm në parlamentin grek e sërish përleshje të ashpra e gaz lotsjellës në sheshin kryesor të Athinës. Taksa e re për banesat mori miratimin e deputetëve; bëhet fjalë për një taksë vjetore që arrin deri në 16 euro për metër katror bazuar në vlerën e tregut të banesës . 

Me taksën e re për shtëpitë arrin kulmi i indinjatës për popullin grek raportojnë mediat ndërsa ndër të tjera detaje lidhur me ligjin e ri është dhe fakti që taksa do të jetë permanente dhe jo vetëm për kohën e krizës sic thuhej më parë ndërsa cilësohej si taksë emergjence. Në buxhetin e shtetit vjelja e saj pritet të sjellë 400 miliardë euro.

Për ligjin votuan të gjithë deputetët e Partisë Socialiste PASOK të kryeministrit, Giorgos Papandreou si dhe një deputet i pavarur. Me të ardhurat nga taksa e re qeveria kërkon të zvogëlojë deficitin buxhetor. Me nxjerrjen e ligjit u hap rruga për kthimin në Athinë të së ashtuquajturës trojkë, e përbërë nga BE, Banka Qendrore Evropiane si dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët duhet të kontrollojnë masat e marra nga Greqia për kursime si dhe përpjekjet për reforma.

Nga gjykimi i tyre varet pagesa e këstit tjetër të ndihmës financiare ndërkombëtare prej tetë miliardë eurosh. Pa këto para Greqia do të bëhet e paaftë për të paguar, që në mes të muajit tetor. Mbi 1 mijë persona protestuan në shehin "Sintagma" ndërsa taksa kalonte në Parlament. Një manifestim që degjeneroi në dhunë ndërsa forcat e rendint tentonin të shpërndanin protestuesit që qëllonin me shishe e gurë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›