E Diel, 1 Nëntor 2026

Huub Stevens rikthehet si trajneri i Shalke 04

Huub Stevens është trajneri i ri i Schalke 04. Tekniku hollandez do të zvëndësojë në pankinën e skuadrës gjermane Ralf Rangnick, i cili u shkakrua nga detyra në fund të javës së shkuar si pasojë e rezultateve të dobta në javët e fundit të Bundesligës. Stevens është një njohje e vjetër për Schalke, pasi më parë e ka drejtuar atë për gjashtë sezone nga viti 1996 deri në 2002 ku fitoi një Kupë UEFA dhe dy Kupa të Gjermanisë. 

Me rikthimin në Gelsenkirchen, trajneri 57-vjecar ka firmosur një kontratë 3-vjecare, ndërsa si objektiv të parë ka rikthimin e skuadrës te fitorja. ‘Nuk ka rëndësi se cfarë ka ndodhur në të shkuarën. E rëndësishme është të kthehemi te suksesi. Schalke ka në skuadër lojtarë shumë të mirë dhe unë jam i bindur se ajo meriton shumë në këtë sezon’, ka bërë të ditur Stevens, i cili është prezantuar zyrtarisht nga klubi gjerman. Pas shtatë ndeshjeve të para në kampionat Schalke renditet në vendin e pesët me 12 pikë, ndërsa vazhdon aventurën e saj në Ligën e Europës. Aventura e trajnerit në stolin e pankinës gjermane do të nisë pikërisht në kompeticionin europian me sfidën e së enjtes kundër izraelitëve të Makabi Haifa, ndërsa në Bundesligë kthehet të dielën me tranfertën e vështirë kundër Hamburgut.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›